05,05,2024

“Shikoni si NEPTUN abuzon me çmimet e dekoderave”

Must Read

Të gjithë e mbajmë mend se si vetem disa ditë më parë, shqiptarët vërshuan në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë për të blerë dekodera DVB-T2 pas ndërprerjes së sinjalit analog nga AMA, Autoriteti i Mediave Audiovizive.  Skenat ishin pothuaj apokaliptike, ku turma të mëdha njerëzish, të të gjitha moshave dhe gjinive, mbanin rradhë si dele në mes të vapës. Por me sa duket, përveç pritjeve të gjata, me qytetarët është abuzuar edhe me çmimet e shitjes së këtyre dekoderave.

Një qytetar ka dërguar një ankesë pranë redaksisë sonë në lidhje me dyqanin NEPTUN në rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, ku sipas tij ky dyqan ka abuzuar me çmimet e shitjes së dekoderit HOOBART DVB-T2, të cilit ia ka rritur çmimin e shitjes me 300 lekë të reja më shumë, në një hark kohor prej vetëm 1,5 orësh.

Qytetari ka dërguar dy kupona tatimorë të lëshuar nga ky dyqan, ku shihet se në orën 15:16 të datës 10.09.2018 ky produkt kushton 2.490 lekë ndërsa në orën 17:01 të po asaj date, po ky produkt, kushton 2,790 lekë, pra 300 lekë më tepër.

Qytetari në denoncimin e tij shprehet se:

Shikoni se si abuzohet me cmimet me ne shqiptaret. Beni dicka ju te pakten mbase ja u ven veshin duke i publikuar. Shikoni daten dhe oren. Dhe aty kam debatuar dhe me manaxheren. Dhe thjesht u justifikua duke me thene se i kan dhen urdher dhe nuk kishin cfar te benin.

Redaksia JOQ.al kontaktoi me e-mail me shërbimin e kujdesit ndaj klientit të kompanisë NEPTUN SH.P.K. në adresën customercare@web.neptun.al për të marrë reagimin zyrtar të kompanisë në lidhje më këtë rast, por nuk mori asnjë përgjigje.
class=”clear”>



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img