28,04,2024

Shesheli pas fitores së Trumpit: Zemra mu ka rrit sa Zlatibori, se dija që quhej “Shesheli amerikan”

Must Read

 

Ai në një deklaratë për “Blic” thotë se nuk e dinte se Trumpi ndryshe quhet “Shesheli amerikan”, por fitorja e tij i solli gëzim të madh, transmeton lajmi.net.

“Kur e pashë se ai ishte drejt fitores, zemra ime u rrit, ajo ishte aq e madhe sa Zlatibor (qendër turistike në Serbi)”, tha Shesheli.

Presidenti i SRS-së nuk mundet t’i fshehte emocionet e fitores Trump, në mënyrën më të veçantë tha se:

“Jam i kënaqur që ai ka fituar, sepse e hodhi poshtë Hillary Clintonin. Unë mendoj se kjo do t’i sjellë botës gëzimin dhe optimizmin. Ai njoftoi se do të konsultohet me Rusinë dhe fuqitë e tjera të mëdha, por kjo mbetet të shihet.”

Sipas “Blic” ishte interesante se si lideri radikalë nuk e dinte se Trump nga analistët dhe ekspertët e huaj është quajtur “Shesheli amerikan”.

“Me të vërtetë nuk e di përse. Sido që të jetë ajo nuk është aspak fyese. Mos ndodhtë kurrë që ta quajnë atë Tadiqi amerikan, Jovanoviqi, Nikoliqi, por pse jo Sheshel”, tha ai. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img