02,05,2024

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Ferizajt me homazhe dhe akademi përkujtimore

Must Read

Në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj është mbajtur Akademi Përkujtimore në shënim të Ditës së Dëshmorëve.

Shënimi i kësaj dite nisi me homazhe në varrezat e dëshmorëve nga ora 10:00, për të vazhduar me akademi përkujtimore me fjalime e pjesë artistike në Teatrin “Adriana”

Kjo ditë ndërlidhet me betejën e njohur si “Epopeja e Jezercit”, që u zhvillua në fundin e shtatorit të viti 1998, me ç’rast në këtë vend ranë me armë në dorë luftëtarët e UÇK-së, Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu.

Nënryetari i OVL UÇK-së në Ferizaj,  Luan Jahiri tha se  Dëshmorët lanë pas të gjallët  që ta ndërtojnë të ardhmën  për të cilën dhan jetën.

“24 vite më parë, kjo ditë u shënua me gjakun e dëshmorëve tanë. Sot është dita kur po përkujtojmë Dëshmorët e Kombit të rënë në Altarin e Lirisë, në “Epopenë e Jezercit”, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Sali Baliu, Lulzim Guta, Arsim Zeqiri, Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu. Por është edhe dita kur përkujtojmë të gjithë heronjët dhe martirët që dhan gjithëçka nga vetja” tha mes të tjerash Luah Jahiri.

Edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu përkujtoi të rënët për Liri.

“Lavdia e veprës heroike të Dëshmorëve të Kombit, veteranëve, invalidëve të UÇK-së dhe martirëve të rënë për liri, do të rroj, sa jeta, gjersa liria e shtetformimi i Kosovës në ADN-në e saj ka luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Djemtë dhe vashat e UÇK-së , Dëshmorët e Kombit dhe  Martirët nga Ferizaj I dhan trupit të Kosovës, gjakun e tyre, gjymtyrët e tyre, djersën dhe përpjekjen e pakursyer që ajo të frymojë e lirë” tha kryetari Aliu.

Në akademinë perkujtimore Okteti i qytetit  në krye më dirigjenten Lindita  Isufi mbajtn performancë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img