02,05,2024

Shënohet 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve (Foto)

Must Read

1 Qershori është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre.
Kjo ditë e fëmijëve u shënua edhe në qytetin e Ferizajt, me një mori aktivitetesh nga nxënësit e shkollave të Ferizajt, të cilët përmes performancave e defileve të ndryshme festuan këtë ditë.
Nënkryetari i komunës së Ferizajt Naim Ferati, uroi që 1 qershori i ardhshëm të shënohet me kushte më të mira për fëmijët, duke shprehur zotimin e qeverisë lokale për avancimin e të drejtave të fëmijëve.

“Duke uruar që vitet e tjera festat e ardhshme, 1 qershoret tjerë të na presin në kushte shumë më të mira me avancim më të madh të të drejtave të fëmijëve kudo në botë, me mirëqenie më të mirë, me shëndetësi më të mirë, me kushte më të mira në shkolla e çerdhe për të gjithë fëmijët tanë. Si qeveri komunale, si ekip po bëjmë përpjekje që të bëjmë punë, angazhim, strategji e politika që të krijojmë sa më shumë mundësi në zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Ferizajt”, tha Ferati.

Për shënuar këtë ditë në shenjë vetëdijesimi për të drejtat e fëmijëve, e në veçanti të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, PEMA në Ferizaj ka planifikuar realizimin e një serë aktivitietesh në qendrën e qytetit të Ferizajt.
“Fillimisht, është bërë stolisja e një pjese të qendrës së qytetit me qëllim vizibiliteti të disa prej organizatave që ofrojnë shërbime për persona me aftësi të kufizuara dhe më pas do të bëhet një parakalim me fëmijët nga Qendra e Kujdesit Ditor – PEMA të shoqëruar nga stafi dhe prindërit e tyre duke bërë thirrje për veprim dhe përkushtim më të madh për të përfshirë çështjet e fëmijëve në agjendën e politikave të qeverisjes lokale. Kjo thirrje promovon gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien për jetësimin e të drejtave të fëmijëve në nivel komunal dhe nacional” ka thënë Shukrije Bytyqi, menaxhere e projektit në organizatën “PEMA”


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img