Rreth orës 21:00 në pjesën e rrugës magjistrale Hani i Elezit –Kaçanik ka ndodhur shembje dheu .
Sipas deklaratës së një qytetari i cili këto momente ka kaluar në këtë pjesë , e i cili ka dërguar edhe foto në redaksinë e Ferizajpress shihet se dheu ka mbuluar një pjesë të rrugës.
Sipas deklaratës së këtij qytetari pas kësaj shembje të dheut në këtë pjesë po kalojnë vetëm makinat e vogla ndërsa komunikacioni është ndërprerë për kamionë dhe makina të mëdha.
Kjo shembje e dheut ka ndodhur afër vendi ku më herët ka pasur shembje dheu, nga ana e rrugës në drejtim të Kaçanikut, andaj apelohet për kujdes në vozitje.
Për këtë sipas zëvendëskomandantit të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, janë dërguar mënjhëherë ekipe të policisë për të kontrolluar terrenin dhe së bashku me operatorët ekonomik të menaxhojnë këtë situatë dhe evitojnë këto pengesa eventuale.