18,12,2025

Shell ndihmon sektorin e Bujqësisë në Kosovë me zbritje në karburante

Must Read

Të gjithë bujqit e Republikës së Kosovës, nga data 11 shtator 2018, mund të furnizohen në të gjitha pikat Shell me derivate, ku do të përfitojnë 4% zbritje në produktin nafte, kjo iniciative për përkrahje të bujqve do të vazhdoj tre muaj nga data e sotme.

“Përkrahja e sektorit të Bujqësisë është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm përpara, prandaj si kompani e karburanteve Shell, e shohim të udhës që të jem gjithmonë pranë tyre, në mbështetje të tyre, për t’i ofruar sadopak ndihme për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e për të gjithë bujqit e Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të kësaj kompanie.

Praktikisht, ne jemi shumë krenarë që në një kohë rekord kemi arritur që markën Shell të implementoj gati në të gjithë vendin tonë, ku me këtë rast tash e tutje të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i heqin brengat për furnizime cilësore të karburanteve.

Qëllimi i kësaj iniciative sipas Shell Licensee, është zhvillimi i prodhimeve vendore, gjithashtu dhe mundësia e promovimit të produkteve më gjere.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Elmi Reçica: Heqja e masave nga BE-ja, meritë e diplomacisë së Bedri Hamzës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka reaguar pas lajmit për heqjen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img