17,11,2024

SHBA kërkon rifillim të dialogut Kosovë-Serbi, dalin kundër konfliktit të ngrirë

Must Read

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott ka thënë se vazhdimi i konflikti të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është një opsion që sjell stabilitet.

Këto deklarime Scott i ka bërë në një intervistë për ‘Danas’, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Serbia është fokusuar në marrëveshjen e Brukselit, duke tentuar të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim, sikurse Kosova. Ky duhet të jetë synimi i dy palëve, dhe sigurisht që është edhe qëllimi ynë”, ka thënë Scott, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se SHBA-ja mbështet bisedimet e drejtuara nga Bashkimi Evropian dhe dëshiron që të gjejë një mënyrë për të kthyer të gjitha palët në tavolinën e bisedimeve.

“ Momentalisht procesi i bisedimeve është ngrirë. Nuk po ndodh asgjë në aspektin e arritjes së marrëveshjes”, ka shtuar ai.

Scott ka përsëritur se SHBA-ja ka qenë e qartë që nga fillimi, se vendimet të cilat nuk ishin të dobishme dhe që pengonin dialogun, duhet të hiqen.

“SHBA-të kanë qenë të qarta nga fillimi se taksa nuk është e dobishme dhe se është një pengesë që duhet hiqet, pasi e pengon kthimin në negociata. Vuçiq e di pozicionin tonë, këtë e kemi thënë edhe në mënyrë publike dhe në drejtpërdrejtë në takime me zyrtarë serbë e kosovarë”, ka thënë ai.

Megjithatë Scott thotë se Kosova është një shtet i pavarur dhe merr vendime të cilat konsideron se janë në interes të vetë.

“Ne do të vazhdojmë me hapa për të nxitur Kosovën për të hequr taksën. Por mendoj se Serbia e ka të vështirë të pranojë se Kosova është një shtet i pavarur dhe se qeveria merr vendime për të cilat konsideron se janë në interes të vendit.  Edhe pse Kosova ka raporte tepër të ngushta me SHBA-në, ne nuk mund të kontrollojmë se çfarë bën Kosova, sepse ka një lidership që është zgjedhur në mënyrë demokratike”, ka shtuar ai.

Përveç tjerash ambasadori amerikan thotë që marrëveshja Prishtinë-Beograd duhet të jetë një produkt i dy palëve./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img