Kështu iu është përgjigjur spekulimeve të fundit në media Erdin Shaqiri, vëllai i Xherdanit, që njëherit është edhe agjent i tij.
I kontaktuar nga ‘Corriere della Sera’, përcjell lajmi.net, Erdin Shaqiri ka thënë se vëllai i tij është i fokusuar vetëm te Stoke, dhe se janari është larg, dhe në pyetjen për një lëvizje të Roma, është përgjigjur: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
“Më falni, nuk mund të them më shumë. Ajo që është aktuale është se Xherdan është i fokusuar plotësisht te Stoke. Janari është larg dhe kemi kohë për t’i studiuar mundësitë. Roma? Kurrë mos thuaj kurrë””, ka deklarur ai.
Xherdan Shaqiri ishte transferuar te Stoke City në verën e vitit 2015 për 17 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.
.