Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet me seli në Tiranë i ka ndarë sot në Ferizaj, çmimin Doctor Honoris Causa, humanistit dhe veprimtarit ferizajas, Shaqir Shabani, ndërsa çmimin Misionar i Paqes Shaip Dedës.
Në një ceremoni solemne të organizuar me këtë rast, këto çmime i ndau përfaqësuesi i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet Shefki Hysa, i cili në fjalën e tij tha se këta dy veprimtarë jane personalitete me vlera që kanë kontibuar në të mirë të popullit shqiptarë. Ai tha se ceremonitë e tila krijojnë ura paqeje në mes të komuniteteve.
Ndërsa fituesit e këtyre çmimeve thanë se ndihen të privilegjuar dhe se ky titull do t’i motivojë të punojnë dhe më shumë për vendin.
Ndryshe, Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, është një organizatë ndërkombëtare lobimi, e iniciuar nga ish-diplomati amerikan Riçard Holbruk dhe i mbështetur nga një grup diplomatësh dhe miq të tij, transmeton Tv Tema.net