29,08,2025

Shantazhuan një mashkull duke i kërkuar 30 mijë euro, policia arreston dy femra nga Ferizaj

Must Read

Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arrestuar dy të dyshuara S.K . (f/Kosovare /36 vjeçare) dhe SH.K.(f/Kosovare ,33 vjeçare) me dyshimin e bazuar se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj vi ktimës I.V. (m/Kosovar 43 vjeç).

“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat , në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar vi ktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 Euro për të tërhequr padinë ndaj vëllaut të vi ktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim.

Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga vi ktima”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K. lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img