28,04,2024

Shabani: A e besoni atë që thatë dje zotëri President?

Must Read

LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, z.HASHIM THAQI

A E BESONI NË ATE QË THATË DJE ZOTËRI PRESIDENT,

“ Duke mbrojtur Kushtetutën, mbrojmë Republikën “ ?

Dje, më 26 tetor 2016-të në ceremoninë e shënimit të vitit të shtatë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese morën pjesë udhëheqësit e lartë të shtetit, të cilët u paraqitën edhe me nga një fjalë rasti.
Në parim, kjo është krejtësisht në rregull, por ajo që më shtyu të shkruaj këtë letër është se vërtetë a besojnë në ate që thanë ?
Në këtë ceremoni, Presidenti Thaqi theksoi se “Zbatimi i këtyre vendimeve, duke filluar nga presidenti e deri tek të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ka treguar dhe po tregon se Gjykata Kushtetuese është një nga kontribuuesit më të mëdhenj në funksionimin e demokracisë në Kosovë”. President Thaqi, opinioni publik dhe në veçanti qytetarët e Ferizajt e dijnë fortë mirë që një Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese për pak ditë do t’i mbushë 6 vite të mosekzekutimit të tij e që ka të bëjë me kompenzimin e pagave për 912 ish-punëtorë të Fabrikës së Gypave të Ferizajt.
Të gjitha nivelet e Gjykatave, duke filluar nga Gjykata komunale (tani Themelore) e Ferizajt, Gjykata e Qarkur (tani e Apelit), Gjykata Supreme, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme si dhe vet Gjykata Kushtetuese kanë marrë Vendime, Aktvendime, Udhëzime dhe Aktgjykime në favor të këtyre ish-punëtorëve.
Gjithashtu, edhe ju z. President e dini fare mirë se që nga tetori 2013-të dhe deri në qershor të 2014-së kemi  pasur me dhjetra takime me juve për të kërkuar nga ju që të impenjoheni edhe më shumë si kryeministër dhe si Qeveri. Më 17 mars 2014-të, pikërisht në zyrën tuaj të atëhershme të kryeministrit, është bërë marrëveshja që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një  Vendim me të cilin parashihej edhe dinamika e shlyerjes së këtij borgji. Dy ditë më vonë, më 19 mars 2014-të Kuvendi me shumicë të madhe votash miratoi këtë Vendim. Ish-punëtorët grevist i besuan Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe patën ndërprerë Grevën. Në Ferizaj u festuar ky Vendim, madje në te mori pjesë edhe Kryetari i Ferizajt z.Muharrem Svarqa. Edhe ju z. President festuat me ne në darkë që shtruat për më shumë se 800 ish-punëtorë.
Në vazhdënn e nxjerrjes së Vendimeve edhe Qeveria nën kryesimin tuaj më 29 Prill2014-të mori Vendimin Nr. 08/186 i cili hyri në fuqi pas nënshkrimit tuaj, më 12 maj 2014-të dhe i cili tregon qartë se ku gjenden mjetet e nevojshme për t’u bërë pagesa e këtij Borgji. të cilin pasardhësi juaj, z.Isa Mustafa nuk po e njeh dhe nuk e zbaton akoma. Në fakt, këtë e ka theksuar edhe gjatë kohhës sa ishit ju zv.kryeministër i parë dhe për qudi keni heshtur edhe ju, apo së paku ne nuk jemi në dijeni se ju ia keni tërhequr vërejtjen për këtë.
është i saktë konstatimi i juaj se “Efekti i vendimeve të kësaj gjykate, në kuptimin e fuqisë së tyre juridike, është përfundimtar dhe ato nuk mund t’i nënshtrohen rishikimit nga cilido institucion apo mekanizëm shtetëror”, por shtrohet pyetja se kjo a vlenë dhe pqë Qeverinë dhe Bordin e AKP-së.
Kryeministri, z.Isa Mustafa nuk njeh Vendimet e organeve më të larta gjyqësore, të Kuvendit, Qeverisë dhe Dhomës së Posaçme, madje as të Gjykatës Kushyetuese. Vlenë të citohet fjalimi i pa provokuar nga askush dhe duke mos qenë as në rend të ditës të seancës së 21 majit të Kuvendit : “Në qoftëse Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka karakter ekzekutiv atëherë do të ekzekutohet Vendimi i Gjykatës Kushyetuese”, pra kryeministri e vë në pikëpyetje këtë Aktgjykim, për të vazhduar më tutje talljen jo vetëm me ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave, deputetët e këtij Kuvendi, por edhe me qytetarët e këtij vendi, se “nëqoftëse ne fillojnë të përkrahim vendime të tilla (pra ky nuk pranon Aktgjykimin e Gjykatës Kushyetuese, v.i) dhe të zbatojmë Vendime të tilla, unë ju garantoj se ne do ta shesim Kosovën për të paguar kompensimet prej vitit 90 e këndej të punonjësve që kanë mbetur pa punë”.
Edhe dje, po ky kryeministër vazhdon talljen ehe në prani tuajën z.President, kur deklaron se “Me punën e saj të vazhdueshme Gjykata Kushtetuese është përpjekur jo vetëm t’i afirmoj parimet bazë të së drejtës kushtetuese, por edhe t’i përdor këto parime për të vlerësuar pajtueshmërinë ose jo pajtueshmërinë e akteve që kanë marrë shqyrtim me dispozitat kushtetuese. Mbrojtja e këtyre parimeve gjithmonë ka qenë e rëndësishme për ne, dhe të gjithë ne i kemi pranuar dhe i kemi zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Mustafa.
Kjo është hipokrizi,papërgjegjmëri, gënjeshtër dhe mashtrim z.President. Pse heshtni edhe ju ? Edhe zogjtë në male e dijnë që ky Aktgjykim nuk është zbatuar, pikërisht nga URDHËRI i prerë i kryeministrit, z.Isa Mustafa dhënë Bordit të AKP-së. Këtë e kanë pranuar edhe vetë krerët e këtij Boedi, z.Petrit Gashi etj.. Madje këta anëtarë të Bordit, të zgjedhur në Kuvend, haptazi kanë dal mbi këto Vendime duke ju akuzuar edhe juve z.President edhe Gjykatën Kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Dhomën e Posaçme, se na keni “përkrahur kundërligjshëm”.
Para pak ditësh edhe Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, lidhur me mos ekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e që ka të bëjë me ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave te Ferizajt, ka deklaruar se “ E vetmja gjë që do të duhej të ndodhte është mobilizimi i Qeverisë që në pajtim me vlerësimin që ka dhënë Gjykata Kushtetuese t’ju garantohet e drejta, përndryshe bëhet shkelje e rëndë e të drejtës së këtyre punëtorëve”.
Prandaj në fund, ju Presidentit i shtetit, z.Hashim Thaqi, pasi që jeni GARDIAN i Kushtetutës, siç edhe vet keni deklaruar gjatë BETIMIT dhe INAUGURIMIT tuaj si President në Kuvend dhe në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, se “Do të mbroj dhe do të respektoj çdo GERMË të kësaj Kushtetute”, bëjeni ate që thatë dje edhe në praktikë dhe në jëtën e përditshme dhe jo vetëm në ceremonitë e ndryshme.
Ju z.President Thaqi, duhet t’ia tregoni qartë kryeministrit z.Isa Mustafa obligimin Ligjor dhe Kushtetues që ka ndaj të gjitha këtyre Vendimeve (Neni 116.1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), që të lejon BORDIN e AKP-së të bënë pagesën e këtij borgji, në të kundërtën, bëheni edhe ju bashkëfajtor dhe bashkëpërgjegjës i shkeljes së qëllimshme të Kushtetutës.

Sinqerisht,
Ali Shabani, Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img