20,05,2024

sh-gjenerali i ushtrisë serbe lirohet nga paraburgimi

Must Read

milovan-bojovic

Gjykata e Apelit ka liruar nga paraburgimi Milovan Bojoviq, ish gjeneralin e ushtrisë serbe, i arrestuar ditë më parë në Podujevë.

Vendimin për ndërprerjen e paraburgimit e ka marrë sot Gjykata e Apelit dhe sipas këtij vendimi i njëjti menjëherë i dorëzohet Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, kjo gjykatë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës, që të akuzuarin me vendbanim në Beograd, Republika e Serbisë, ta dëbojë deri në pikën kufitare më të afërt, dhe t’ia dorëzoj Policisë Kufitare të Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Vendimi u mor pasi kolegji penal i Gjykatës së Apelit, vlerësoi ankesat e mbrojtësve te të akuzuarit në fjalë dhe po ashtu pas dhe vlerësimit të ekspertizës të datës 19. prill të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës .

M.B. ishte dërguar në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore-dega në Podujevë, për veprën penale kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare.

Milovan Bojoviq ka qen ë gjeneral i ushtrisë jugosllave në kohën e luftës në Kosovë. KMDLNJ me rastin e arrestimit të tij ka konsideruar se i njëjti dyshohet se ka kryer krime lufte në zonën operative të Llapit./KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img