22,10,2025

Sërish vrasje në Gjakovë, dyshohet se burri vrau gruan

Must Read

Zëdhënësja e policisë Rajonale në Gjakovë, Lirie Podrimaj ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur pesë minuta pas mesnatës së sotme ku dyshohet se burri ka shtënë në drejtim të gruas së tij.

Ajo ka theksuar se ende nuk dihet nëse vrasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

“Pesë minuta pas mesnate stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë prej emergjëncës së spitalit se e kanë një femër të moshës 61 vjeçare pa shenja jete si pasojë e armës zjarrit. Policia është duke i marrë të gjitha masat është duke e hetuar rastin dhe bazuar në deklaratat e familjarëve nuk dihet a është vrasje apo vrasje aksidentale”, ka thënë Podrimaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img