27,12,2024

Sërish dështojnë barrierat në hekurudhë, kësaj radhe punëtorët drejtojnë komunikacionin (Video)

Must Read

Ferizaj. 30 01.2019. Vendkalimet e hekurudhës po vazhdojnë të jenë pika shumë të ndieshme për kalimtarët dhe makinat në Ferizaj.

Në rrugën “Driton Islami”  sërish janë befasuar  vozitësit e makinave kur  rreth orës  18:20  në vendkalimin  mbi hekurudhë kanë hasur në një person i cili  ka  ndaluar makinat deri sa ka kaluar treni, por nuk kanë parë barriera të lëshuara.

“Ishte problem i barrierave automatike apo kishte ndonjë problem tjetër nuk dihet por befasia tjetër ishte kur treni në mes të rrugës ndaloj dhe mori personin që ndaloj makinat. Ndoshta kjo është ndonjë rregull e re më të cilën “Trainkos” po e rregullon komunikacionin në këto kryqëzime” thotë një  vozitës i cili ka dërguar edhe videon e kësaj ngjarje në Ferizajpress.

Nuk është rasti parë që në këtë vendkalim kanë dështuar  barrierat, dhe shumë herë vozitësit kanë alarmuar për këtë dukuri.

Dy vite më parë Ministria e Infrastrukturës kishte bërë publike se ka siguruar një  vlerë prej rreth 200 milion euro për rehabilitimin e Hekurudhave të Kosovës e që   është thënë se pjesa e Ferizajt do të jetë një nga përfituesit më të mëdhenjë, por ende nuk ka nodnjë lëvizje në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img