15,11,2024

Serbia përfshihet nga stuhi të fuqishme shiu, moti përkeqësohet edhe në Kosovë (Foto)

Must Read

Një stuhi e madhe shiu ka goditur sonte Serbinë perëndimor, respektivisht qytetin Pozhega. Sipas mediave serbe, gjendje e vështirë paraqitet edhe në Kosjeriq, ku ka rënë sasi e madhe e shiut dhe rrugët tashmë janë vërshuar.

Komuna e vogël e Beogradit, Barajevo ka mbetur pa energji elektrike, transmeton lajmi.net.

Fotografitë e lexuesve të mediave serbe paraqesin gjendjen e rëndë, ku një numër i madh rrugësh janë mbuluar me ujë dhe veturat kanë mbetur aty. Uji ka hyrë edhe në disa shtëpi.

Serbët i frikësohen vërshimeve sikurse në Maqedoni, ku mbetën të vdekur 21 persona.

Këto dy qytet nuk janë edhe shumë larg Kosovës. Lajmi.net më herët ka raportuar se edhe në vendin tonë do të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

Temperaturat në këtë fundjavë, do të kenë rënie të madhe. Nga i ngrohti që mbizotërojë këto ditë të mesit të javës, të premten pasdite dhe të shtunë e të dielën do të ketë ulje të temperaturave dhe mot me shi.

Në faqen vendore për parashikimin e motit, PrishtinaËeather si dhe në disa nga faqet botërore, thuhet se në rajon do të ketë këtë fundjavë do të ketë erëra të ftohta.

Temperaturat në Kosovë sillen nga rreth 10 deri 12 gradë, minimumi, në 23 dhe 25 gradë celsius, maksimumi. /Lajmi.net/

sto1 sto2 sto3 sto4 sto6

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img