04,05,2024

Serbia, pas SHBA-ve, vendi më i armatosur në botë

Must Read

Harta të cilën e ka publikuar portali britanik “Telegraph”, që transmeton “Al Jazeera”, tregon se trendi i armatimit në botë vazhdon të rritet.

Të dhënat e hulumtimit Small Arms Survey, të mbështetura në të dhënat më të reja nga burime të tjera, e vendosin SHBA-në në krye të listës botërore për numrin e armëve për kokë banori. Ky vend ka 112,6 copë armë në 100 banorë.

Në vendin e dytë, sipas këtij hulumtimi, është Serbia me 75,6 copë armë në 100 banorë.

“Numri i madh i armëve të zjarrit është pasojë e zhbërjes së Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, të luftërave të mëvonshme, si dhe të ligjeve mbi armët që konsiderohen liberale në krahasim me standardet evropiane”, thekson gazeta britanike.

Në krahasim me raportin paraprak, numri i armëve është rritur shumë. Serbia, që ndodhet në vendin e dytë, më 2012 kishte 58,2 armë në 100 banorë, kurse SHBA 88,8.

Jemeni, Zvicra e Qipro ndodhen ndër pesë vendet e para, Maqedonia zë vendin e 20-të, kurse Mali i Zi të 21-tin, me 24,1 përkatësisht 23,1 copë armë për 100 banorë, Kroacia ndodhet në vendin e 25 më 21,7 copë armë, BeH në të 34-tin me 17, 3, ndërsa Sllovenia me 13,5 copë armë në 100 banorë ndodhet në vendin e 45-të.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img