27,04,2024

Serbia mes Rusisë dhe BE-së

Must Read

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

Këtë fund jave është paralajmëruar që NATO-ja, ka ushtrime ushtarake në Mal të Zi me një pjesëmarrje të ekipeve nga 32,shtete-vende anëtare të NATO-s.  Në mesin e këtyre 32 shteteve edhe Serbia nuk do të lëshon rastin që të merr pjesë për të treguar gatishmërinë e vetë prej ,,Partneriteti i Paqës”.

Kjo tregon qartë që Serbia dëshiron me çdo kusht të jetë pjesë e Evropës dhe paktin ushtarak të NATO-s për të përfituar përvoja. Kurse në anën tjetër është parashikuar që nesër deri më datën 9 të këtij muaji Serbia të fillon ushtrime ushtarake me Armatën e Federatës Ruse në një ushtrim tepër ushtarak dhe të ashtuquajtur ,,Vëllazëria Sllave 2016”.

Është me rëndësi që përveç Ushtrisë Serbe dhe asaj Ruse në këtë ushtrim ushtarak do të marrin pjesë edhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë.

E kujtojmë opinionin që me këso ushtrime Rusia është duke vazhduar ushtrime të shpeshta, ku filloi një herë në vjet e tani ushtrime ushtarake dy herë brenda vitit dhe tani edhe e quajtur me një simbolik ,,Vëllazëria Sllave” dhe me pjesëmarrje edhe të Bjellorusisë.

Serbia ka kohë që ka filluar herë me BE-në përkatësisht me paktin ushtarak NATO duke mbajtur anën në të njëjtën kohë edhe të Rusisë e që tani përveç dy Parlamenteve e dy Qeverive edhe ushtritë e Serbisë dhe Rusisë bashkërisht po e quajnë ,,Vëllazëria Sllave’’.  Serbia është duke luajtur njëkohësisht edhe në kartën si nënshkruese e programit të NATO-s të quajtur ,,Partneriteti i Paqes”.  Serbia më me zemër është pro dhe për bashkëpunim vëllazëror me Rusin sesa me BE-n dhe paktin ushtarak NATO. E kemi theksuar disa herë që Beogradi shumë më afër është pro-Kremlinit se sa me BE-në.

Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake. Serbia vazhdon të mbetet në mes Rusisë dhe BE-së.

Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë që Serbia donë të jetë në një farë mënyre edhe me Rusin edhe me shtetet Evropian & SHBA-në, duke menduar ta ruaj dominimin si super fuqi mbi shtetet e tanishme që dikur përbënin RSFJ-në.

Prandaj jo rastësisht sot Serbia mban pengë Bosnjë Hercegovinën, duke penguar shumë shtetin e Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni.

2 Nëntor 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img