Madje zyrtarët e Beogradit nuk pranojnë as ta diskutojnë një gjë të tillë.
Sipas tyre, është absurde dhe e pakuptimtë të flitet për demarkacionin ndërmjet Serbisë e Kosovës, pasi kufiri nuk ekziston.
Madje sipas Marko Gjuriqit, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ky kufi për për ta, as që do të ekzistojë ndonjëherë.
Ai për mediat serbe tha se për Beogradin ekzistojnë vetëm bisedimet eventuale që do t’iu ndihmonin njerëzve të qarkullojnë e të mos presin në kolona.
“Pozita e Kosovës është e bazuar në rezolutën 1244 të KB-së dhe për këtë arsye Neë – Yorku është vendi ku duhet biseduar për të dhe vendi nga ky e njohim botën për problemet e Kosovës” , ka thënë Gjuriq.
Më pyetjen se si nga “5:0 në Bruksel”, Serbia arriti në 0:2 me anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA, Gjuriq ka thënë se nuk duhet “folur në mënyrë cinike për bisedimet e gushtit”.
“Kjo është krejtësisht diçka tjetër, kjo kurrë nuk ka qenë pjesë e bisedimeve, këtu shkelet e drejta ndërkombëtare, statutet e UEFA- e të FIFA –s dhe Serbia e FFS do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj”, ka thënë Gjuriq.
The post Serbia kundërshton bisedimet për demarkacion me Kosovën appeared first on Lajminet.