22,02,2024

Serbia kërkon lirimin e Ivanoviqit

Must Read

14189749585723_oliver_ivanovic___foto_kim-665x380

Qeveria serbe beson se gjykimi i udhëheqësit të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq, i cili u dënua me nëntë vjet burg, është “proces politik par excellence”.

Ata do të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare lirimin me kusht , ka thënë sot Drejtori i Zyrës për Kosovë ne qeverinë e Serbisë  Marko Djuric.

Sipas tij Ivanoviq, i cili u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Mitrovicë, nuk ka pasur gjykim të drejtë siç tha ai, “ndikimi kanë pasur strukturat e ndryshme politike”, njofton Klan Kosova.

I pyetur nga gazetarët se a ka biseduar  për rastin Ivanoviq gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Gjuriq ka thënë se ai e bën çdo herë, por gjithmonë gjen një mur të heshtjes.

“Kemi marrë gjithmonë të njëjtën përgjigje, përfaqësuesit politik nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e drejtësisë “, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se ai e konsideron hipokrite, sepse, siç u tha ai  këta njerëz janë përgjegjës për funksionimin sistemit gjyqësorë në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img