27,07,2024

Serbia i ndihmon Shqipërisë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE

Must Read
Tanja Mishçeviq

Gjatë takimit me Tanja Mishçeviq, Kryenegociatore e palës serbe dhe Aleksandar Pejoviq, Kryenegociator i Malit të Zi, u diskutua mbi rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka gjithëpërfshirja e aktorëve.

Ata shprehën gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në nivel teknik, si dhe duke ndarë eksperiencën e tyre në procesin e negociatave.

Ministrja Gjosha, tha se Shqipëria shpreson të hapë sa më shpejt negociatat me BE-në, duke e cilësuar si fazën më të rëndësishme të procesit të integrimit të vendit.

“Ne jemi të vetëdijshëm që është një fazë që para së gjithash kërkon ngritjen e kapaciteteve, përgatitjen e gjithë shoqërisë shqiptare, ndaj çdo asistencë dhe mbështetje nga vendet të cilat kanë kaluar përpara nesh këtë proces ka shumë vlerë”, tha Ministrja.

Ministria e Integrimit Evropian, tha ajo, është në proces të finalizimit të Dokumentit për hapjen e negociatave, një dokument ky, thelbësor i cili do të mundësojë krijimin e të gjitha strukturave negociuese. Gjosha kërkoi asistencë nga dy Kryenegociatorët, për të ndarë modelet më të mira që ata kanë përdorur.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img