28,04,2024

Serbia e merr përgjigjen: Çekia përfundimisht nuk e tërheq njohjen e Kosovës

Must Read

Zyrtarët e lartë të Çekisë kanë marrë vendim që mos të tërhiqet njohja e Kosovës.

Në mbledhjen koordinuese të akterëve të Politikës së Jashtme të Çekisë, është marrë vendim që qëndrimi karshi Kosovës mos të ndryshojë, shkruan lajmi.net.

Tomas Petriqek, ministër i Jashtëm i Çekisë, para gazetarëve tha se çnjohja e Kosovës është vendim i papërshtatshëm për shtetin e tij.

“Ne u pajtuam se çështja e çnjohjes është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë formë dhe nuk ka ndryshuar as pozicioni i Çekisë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, një komunikatë e ministrisë së Jashtme Çeke sqaron se “megjithë mungesën e diplomatëve mes dy shteteve, kjo nuk nënkupton mos-avancimin e raporteve bilaterale mes Kosovës e Çekisë.

Mbledhja e Qeverisë së Çekisë, me theks të veçantë akterëve të politikës së Jashtme ishte thirrur pas deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman në Beograd se Praga duhet ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, morën pjesë shumica e ministrave të Qeverisë çeke.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img