16,04,2024

Serbët e veriut, drejt Jarinës për të protestuar

Must Read

SERBET-780x439

Një grup i qytetarëve të fshatit Rudare afër Zveçanit, është nisur me automjete në drejtim të Jarinës, ku gjendet vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste ndaj vendimit të paralajmëruar të Qeverisë së Kosovës, se që nga 18 prilli nuk do të lejohet hyrja në Kosovë për personat që posedojnë „dokumente identiteti jolegale, të cilat i kanë lëshuar strukturat paralele të Serbisë në Kosovë“.

Atyre u janë bashkuar edhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës, si dhe kryetarët e të ashtuquajturave komuna që funksionojnë në kuadër të Serbisë.

Serbët e veriut konsiderojnë se ky vendim do ta rrezikojë lirinë e tyre të lëvizjes, për shkak se, siç është thënë, shumica e tyre nuk posedojnë dokumente tjera përveç atyre serbe.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse vendimi i autoriteteve të Kosovës ka hyrë në fuqi. Disa qytetarë serbë të veriut të Kosovës kanë kaluar sot pa ndonjë problem në vendkalimin kufitar, me letërnjoftime serbe.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, të premten ka deklaruar vendimin e autoriteteve të Kosovës, duke shtuar se për këtë e kanë lajmëruar edhe Bashkimin Evropian.

Ajo, po ashtu ka thënë se pas shumë përpjekjeve në dialog që të ndërpritet shfrytëzimi i këtyre dokumenteve, ende ekzistojnë raste të tilla. Në dhjetor të vitit 2015, Kosova e kishte shfuqizuar një masë të tillë, në mënyrë që t’i krijojë mundësi Bashkimit Evropian që ta zgjidhë këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img