03,07,2025

Sëmundjet prej të cilave po vdesin kosovarët

Must Read

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për “Shkaqet e vdekjeve në Kosovë» për vitet 2014/2015.

Ky publikim u mundësua me punën e përbashkët të ASK-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Nga gjithsej vdekje të raportuara në vitin 2014, 79.4% janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 20.6% të pakoduara (pa diagnozë). 

Në vitin 2015, 81.8% e vdekjeve janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 18.2% e vdekjeve janë të pakoduara (pa diagnozë). Pjesëmarrja e vdekjeve të pakoduara është pasojë e mungesës së diagnozës nga personeli mjekësor, kompetent për konstatimin e vdekjes dhe shkakut të vdekjes.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes në Kosovë në vitin 2014 vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (61.0%); sëmundjeve me tumore (17.4%); sëmundjet me simptoma, shenja dhe rezultate jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu (4.1%), etj. Ndërsa, në vitin 2015, vdekjet më të shumta janë nga: sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut (62.7%); sëmundjet me tumore (14.7%); sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (5.4%), etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img