10,09,2025

Selami i Albulena Haxhiut: Le ta dijë Sylë Hoxha dhe të tjerët se…

Must Read
Albulena Haxhiu

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.

Postimi i plotë:

Kryeprokurori Sylë Hoxha paska thënë se nuk do ta marrë parasysh, raportin e ekspertëve të pavarur për vdekjen e dhunshme të Astritit në qendrën e paraburgimit në Prizren!

Një prokuror që ka kredibilitet moral e profesional, nuk do të thoshte diçka të tillë, përkundrazi, do të analizonte secilën fjalë të atij raporti.

Për fatin tonë të keq, Sylë Hoxha dhe Metush Birraj, janë soji i prokurorëve të kapur dhe këta që nga fillimi kanë dëshmuar që nuk janë të interesuar të zbardhin të vërtetën mbi vdekjen e dhunshme të Astritit. Këta kanë dëshmuar në vazhdimësi se janë vegël e këtij regjimi dhe janë përpjekur në kontaminimin e provave.

Le ta dijnë Sylë Hoxha dhe gjithë të tjerët që janë të përfshirë në tendencën për heshtjen dhe fshehjen e vdekjes së dhunshme të Astritit, se e vërteta mbi vdekjen, do të kuptohet dhe gjithë këta do të marrin përgjegjësinë për këtë krim të dytë.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img