29,04,2024

Sela: Thaçi të largohet nga PDSH-ja (Video)

Must Read

Ai ka thënë se ka pasur një presion të madh prej të gjitha anëve si prej faktorit shqiptar sikur është BDI dhe Ali Ahmeti, derisa për Menduh Thaçin ka thënë se ai duhet ti mbetet vetëm historisë dhe se duhet me ecë nga PDSH-ja.

“Unë jam përcaktuar për dy mandate dhe se dje kam humbur mandatin e parë dhe së shpejti do t’i mbledh struktura për të vendosur për të ardhmen”, ka thënë Sela.

Derisa për koalicionet e mundshme, ai ka thënë se ‘Aleanca për Shqiptarët’ për të hyrë në koalicion me partitë e tjera, ai ka nënvizuar një varg kushtesh të cilat janë konsideruar kruciale, por sipas tij, me rezultatin e tyre nuk e kanë lluksin dhe se fjala e tyre është e tret për të të ofruar një mundësi të tillë.

“Ne kemi të drejtën për të shërbyer për shqiptarët dhe se janë diku 40 mijë votues që e kanë dhënë fjalën dhe se jemi për gjuhën shqipe zyrtare, buxhetin ta ndajmë lokalë, njërën nga pozitat shtetërore e shumë çështje të tjera”, ka thënë ndër të tjera Sela.

Ai ka thënë se mbi të gjitha shqiptarët në qeverinë që pritet të formohet duhet me qenë faktor i rëndësishëm politik por edhe të punoj shumë për çështjen shqiptare dhe faktorizimin e saj në Maqedoni. Këto komente Sela i bëri përmes një lidhje me Skype në emisionin Rrokum Roll.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img