13,12,2025

Sekretari i OKB-së: Tramp të heq dorë nga dekreti për emigrantët, nuk i parandalon terroristët

Must Read

 

“Ky vendim duhet të shfuqizohet sa më parë që të jetë e mundur”, iu ka thënë Guterres gazetarëve në Nju Jork, duke shtuar se vendimi nuk do të mund të parandaloj hyrjen e terroristëve.

Guterres tha se vendimi i Trampit shkel parimet themelore të OKB-së, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se ky ndalim vetëm po nxitë trazira dhe zemërim. “Unë mbështes kontrollet kufitare por jo nëse kur ato diskriminojnë kombësinë, fenë ose racën”, ka theksuar Guterres.

Tramp ka nënshkruar të premten e kaluar një dekret i cili në 90 ditët e ardhshme ndalon hyrjen e qytetarëve nga shtatë shtete kryesisht myslimane.

Hyrja në territorin e SHBA-ve është ndaluar për Iranin, Irakun, Sirinë, Sudanin, Libinë, Jemenin dhe Somalinë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img