Së shpejti shpërndahen tek fermerët, kontingjenti i dytë i mëshqerrave barrëse

Must Read

Mbështetja për fermerët nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë po vazhdon. Së fundmi, me investimin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, do të ndahet kontingjenti i dytë i mëshqerrave barrëse tek fermerët përfitues. Sot, drejtori Burim Bajrami bashkë me stafin e tij, pa nga afër kushtet dhe gjendjen e këtij kontingjenti mëshqerrash që do të ndahen ditëve në vijim.

Me këtë rast, drejtori Burim Bajrami tha se me këtë kontingjent të dytë në mbështetje të fermerëve me mëshqerra barrëse, do të rriten mundësitë dhe zhvillohen në veprimtarinë e tyre fermerët ferizajas. Ai shtoi se mbështetje të tilla dhe subvencionet bujqësore do të vazhdojnë nga Komuna e Ferizajt për t’i dal në përkrahje bujqve e fermerëve ferizajas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img