15,09,2025

Së shpejti nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Softaj

Must Read

Bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity, po sjellë investime të shumta.

Kryetari Agim Aliu nënshkruan memorandum të bashkëpunimit me “Qatar Charity” për ndërtimin e QMF në Softaj dhe memorandumin e Projektit Bujqësor të 33 granteve për familjet me kushte të rënda ekonomike, respektivisht serra, mekanizëm bujqësor dhe krerë bagëtish!

“Javë më parë, kjo organizatë ndihmoi fermerët e bujqit si dhe institucionet lokale shkollore, shëndetësore e administrative ku përfituan hapjen e puseve dhe sigurimin e ujit të pijshëm, ndërkaq sot nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Softaj si dhe ndarjen e 33 granteve për familjet me kushte të rënda ekonomike, përmes mbështetjes me sera, mekanizëm bujqësor e krerë bagëtie.

Me pastërinë e punën e ndershme, përkushtimin për qytetarët, ndërveprimin për më të mirën për Ferizajn e ferizajasit, mbështetja nga miqtë e partnerët e huaj është e lehtë dhe e kudondodhur” ka shkruar  Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img