03,05,2024

“SBASHK-u e ka arritur qëllimin, orët e humbura duhet të zëvendësohen”

Must Read

Deputetja nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, ka thënë se orët e humbura të mësimit gjatë grevës në arsim duhet të zëvendësohen sepse SBASHK-u e ka arritur qëllimin dhe tani nxënësit nuk duhet të mbeten të dëmtuarit nga greva.

Ajo këto komente i ka bërë në emisionin Sytë 7, duke shtuar se mësimdhënësit duhet të pajtohen me kompensimin e orëve për arsye se ata gjatë grevës janë paguar nga buxheti i Kosovës e jo nga SBASHK-u.

“Tashmë është vendosur që të mbahet seanca e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim. Sot në ora 11:00 do të fillojmë sepse janë mbledhur të gjitha nënshkrimet për një seancë të tillë”.

“Është thirrur kjo seancë për shkak se tani kemi një situatë të paqartë. Në njërën anë e kemi qëndrimin e SBASHK-ut dhe në anën tjetër e kemi qëndrimin e ministrisë së Arsimit e cila kërkon kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës”.

“Prandaj ne e kemi parë të nevojshme që ta mbajmë një seancë në të cilën do shqyrtohet se cila palë e ka me të drejtë”.

“Ne gjithashtu po presim edhe vendimin e gjykatës. Por para se të vijë një vendim i tillë, në e kemi parë të arsyeshme që të mbahen orët e humbura”.

“Ajo që unë do të doja është që këto orë të zëvendësohen sepse SBASHK-u e ka arritur qëllimin e vet dhe nëse e kanë arritur atëherë fëmijët nuk duhet të mbeten me pasoja”.

“Orët e humbura duhet të zëvendësohen sepse gjatë kohës së grevës, mësimdhënësit janë paguar nga buxheti i Kosovës dhe jo nga ai i SBASHK-ut”.

“Unë jam e sigurt se çdo mësimdhënës pajtohet për t’i zëvendësuar këto orë të humbura, për shkak se qëllimin e tyre e kanë arritur”.

“Janë 42 nënshkrime që janë mbledhur nga deputetët, qoftë pozitë dhe opozitë dhe ne presim që të gjithë ata të vijnë në sallë. Besoj fuqishëm që sot do ta kemi numrin e duhur të deputetëve që ta mbajmë këtë seancë të jashtëzakonshme”./kk

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img