28,08,2025

SBASHK letër publike Kurtit: Të zbatohet Ligji i ri i pagave

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, i ka shkruar një letër publike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Nëpërmjet kësaj letre SBASHKi bën thirrje qeverisë që të sigurojë zbatimin e Ligjit të ri të pagave.

Sindikata e Bashkuar thotë që planifikimi për këtë ligj duhet të bëhet në buxhetin e vitit 2020.

Letra e plotë drejtuar kryeministrit Kurti:

Këshillë publike e SBASHK-ut drejtuar Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë

Në Ligjin e Buxhetit për vitin 2020  planifikoni  mjetet për Ligjin e pagave

Nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike.

Ngatërrimet që ishin bërë pa qëllim mes Ligjit për zyrtarët publik  dhe atij të Pagave  te lajmi lidhur për  zgjatjen e masës së pezullimit   nga Kushtetuesja edhe për një muaj kishin krijuar tensione shtesë të gjithë anëtarësia e SBASHK-ut. Tensionet janë shtuar edhe më tepër   nga lajmi i shpërndarë , që urojmë të mos jetë i saktë, se Ministria e Financave duke përgatitur Projektligjin e buxhetit për vitin 2020  nuk do të planifikojë fare mjete për implementimin e Ligjit të pagave .

SBASHK-u  i drejtohet me këshillën publike   Kryeministrit Kurti  dhe Qeverisë së Republikës  së Kosovës që  duke planifikuar  Projektligjin për buxhetin e vitit 2020  të mos e harrojnë Ligjin e pagave, implementimin e të cilit më të drejtë e presin  mijëra të punësuar në sektorin publik e mes tyre edhe ata në sektorin e arsimit.

Mijëra anëtarë të SBASHK-ut besojnë fuqishëm se Kushtetuesja do të jep ndonjë vërejtje, por Ligji i pagave do të nis së zbatuari  dhe pastaj Parlamenti do të bëj përmirësimet  dhe nëse Ministria për Financa nuk bën planifikime buxhetore  për Ligjin e pagave dhe Qeveria përkrah një ide të tillë, atëherë  në tërë sistemin arsimor  do të përsëritej situata e janarit të vitit të kaluar, gjegjësisht bazuar në kërkesat e anëtarësisë  do të ketë veprime sindikale  dhe grevë në nivel vendi  nga çerdhet, institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe në të gjitha Universitetet publike.

SBASHK-u me qëllim që çështjet të sqarohen  me dialog i ka dërguar kërkesë Kryeministrit Albin Kurti  për takim  në afatin më të afërt të mundshëm , qoftë edhe në ditët e vikendit, ndërsa të hënën do të mbaj takim të jashtëzakonshëm konsultativ lidhur me situatën me kryetarët e nivelit sindikal komuna dhe të Universiteteve për të marrë hapa  dhe veprime konkrete bazuar  karshi  situatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img