18,04,2024

SBAShK kundërshton Draft Ligjin e Pagave, paralajmërohen protesta

Must Read

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë kundërshtuar Draft Ligjin e Pagave, veçmas shtojcat e koeficienteve.

Në komunikatën për medie nga SBAShK thonë se anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal të Universiteteve kanë marrë vendim unanim se nëse MASH dhe ministria e Punëve të Brendshme i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK nuk i përfillin kërkesat e tyre atëherë do të marrin veprime radikale.

“Në orët e mbrëmjes së të dielës SBASHK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me Këshillin Drejtues dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve për të vazhduar me konsultimet edhe në paraditen e së hënës. Temë kyçe e debatit në këtë takim ishte versioni që po qarkullon i Draftit të Ligjit të ri të pagave e veçmas shtojcat e koeficienteve. Përfaqësuesit e të punësuarve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete , pasi kanë bërë vërejtje konkrete, kanë shprehur kundërshtime të bazuara ndaj këtij versioni të Draft Ligjit të pagave. Për SBASHK-un është i papranueshëm raporti i koeficienteve 1 me 20 ,që favorizon shumë qeveritarët në dëm të të punësuarve në arsim, kulturë por edhe sektorë të tjerë, e po ashtu është e papranueshme edhe tendenca për zbritje të koeficienteve për numrin më të madh të të punësuarve në arsim”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Tutje në komunikatë thuhet se “Pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm pas një debati të gjatë e konstruktiv kanë autorizuar Kryesinë dhe komisionin e ekspertëve të fushës që të vazhdojnë me angazhimet dhe t’ia prezantojnë Ministres Nagavci dhe Ministrit Sfeçla propozime konkrete e të argumentuara të SBASHK-ut me qëllim që të punësuarit në tërë sektorin e arsimit dhe në atë të kulturës të kenë vend meritor në Ligjin e ri të Pagave , e jo pozitë nënçmuese e të degraduar, siç është tani në versionin , që po qarkullon, të Draft Ligjit të Pagave. Anëtarët e Këshillit Drejtues dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve kanë marr vendim unanim se nëse MASHTI dhe Ministria që drejton Ministri Sfeçla i ikin takimeve me përfaqësuesit e SBASHK-ut ,apo nuk përfillin kërkesat e argumentuara të punëtorëve të tërë sektorit të arsimit e të kulturës, atëherë në pjesën e parë të marsit do të ketë veprime sindikale paralajmëruese, gjegjësisht protesta me numër të kufizuar pjesëmarrësish dhe nëse edhe pas kësaj nuk do të ketë ndryshime pozitive, atëherë do të shkohet me veprime edhe më radikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet , Në Arsimin Parauniversitar dhe në Universitete”.

SBAShK-u vazhdon komunikatën me atë se “Nga ky takim dhe nga konsultat e zhvilluara u mor vendimi që SBASHK të kërkojë nga Qeveria të ngritën pagat në mënyrë lineare në vlerën prej 100 euro për gjithë të punësuarit në arsim, shkencë e kulturë nga muaj prill e deri kur të nis së implementuari Ligji i ri i pagave, që duhet të jetë produkt i marrëveshjes paraprake mes Qeverisë dhe sindikatave”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img