02,07,2025

SBASHK: Nuk kemi kërkuar mosdekretimin e Ligjit të Pagave nga presidenti

Must Read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka reagur lidhur me raportimet e disa mediave se kjo organizatë ka bërë kërkesë në presidencë për mosdekretimin e Ligjit për Paga nga presidenti.

Në reagimin e SBASHK shkruan:

“Nëse Presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e pagave SBAShK-u nuk do të jetë kundër pasi që edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBAShK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të pagave dhe kthimi i tij në Qeveri ashtu që do të ulen institucionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do ta bëjnë një Ligje të ri të pagave ku mësimdhënësit do ti rangonte në vend meritor dhe do të ishte një ligj i pagave i pranueshëm nga të gjithë sektorët publik”.

“Mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e pagave pasi ata kanë koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët por ata nëse dojn të shkojnë përmes SBAShK-ut duhet ti drejtohen së pari kryetarit sindikal të shoqatës, Kryetarit të sindikatës së arsimit fillorë të Kosovës e deri në kryesinë e SBASHK-ut për gjetjen e një zgjidhje më të mirë të mundshme edhe për nivelin fillor.

Nëse mësimdhënësit e Arsimit fillor bëjnë kërkesë për mos dekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër”, njofton Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Pas hyrjes në funksion – si do të vazhdojë trafiku urban në Ferizaj? Detaje nga Drejtori i Shërbimeve Publike

Ferizaj, 1 korrik 2025 – Në një intervistë për FerizajPress, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Alberton Sahiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img