26,04,2024

Sanders: Clinton nuk kualifikohet për Presidente

Must Read

bernie-sanders-hillary-clinton-democratic-debate_1460062725-9885729

Bernie Sanders deklaroi se, rivalja e tij në garën për kandidaturën presidenciale brenda Partisë Demokratike, Hillary Clinton nuk është e kualifikuar për të qenë presidente e vendit. Duke shënuar një përshkallëzim të fortë në retorikën e garës demokrate, Sanders tha se Clinton po bëhet së fundmi gjithnjë e më shumë nervoze.
Reagimi i tij ishte një përgjigje ndaj deklaratave të mëparshme të Clintonit, e cila nuk e cilësoi drejtpërdrejt atë si pakualifikuar për Presidencën, por bëri një lojë fjalësh duke thënë se, prej një viti ai flet që do të bëjë gjëra që nuk i kupton.

Clinton dhe Sanders, në fund të muajit do të përballen në garën zgjedhore të Nju Jorkut, shumë e rëndësishme për fatin e kandidaturës presidenciale, ndaj dhe dyshja po angazhohet në debate gjithnjë e më të forta.

LEXO EDHE
Panama Papers mund t’ia dorëzojë Bernie Sanders-it ​​​çelësin për në Shtëpinë e Bardhë
Sidoqoftë, Sanders i mëshoi tezës së tij se, Clinton nuk është e kualifikuar për Presidencën dhe nuk mund të ishte më i qartë.

Pavarësisht fitoreve të fundit, ekspertët mendojnë se, Sanders ka mundësi të ulëta që të marrë kandidaturën, por me garat e rëndësishme të Nju Jorkut dhe Pensilvanisë përpara, e përderisa matematika e lejon ende, gjithçka mund të ndodhë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img