Në një prononcim për gazetën, Sahiti thotë që Federata e Futbollit të Kosovës duhet ta përsëritë ndeshjen, derisa nuk heziton ta nënçmojë Prishtinën.
“Nëse kjo Prishtinë shpallet kampione këtë sezon, unë do të pensionohem nga futbolli. I dominuam për 95 minuta. Nëse do t’i kishim paratë që i kanë ata, ne do të ishim 10 pikë larg vendit të dytë”, deklaroi Sahiti për “GazetaOlle.com”.
“Federata e Futbollit të Kosovës duhet ta përsëritë këtë ndeshje. Ata s’duhet të lejojnë gjyqtarët që të luajnë me djersën tonë. Kush është Prishtina që nuk duhet të humb? Këtë fitore na morën gjyqtarët, andaj ndeshja duhet të përsëritet”, shtoi Sahiti.
Prishtina mundi Trepçën 2:1, falë dy golave të shënuara në minutat shtesë./Lajmi.net/