14,05,2024

Sali Berisha u propozon shqiptarëve protesta për rrëzimin e Edi Ramës

Must Read
Berisha/Rama

“Shqiptarët janë të stërngopur me Ramën. A mund ta rrëzojnë shqiptarët atë? Absolutisht që në rastin e parë që do të vendosin. Por ka një gjë. Rama rrëzohet kur ata të ndërmarrin një protestë të qëndrueshme. Historia e lëvizjeve demokratike në Shqipëri është, përveç lëvizjes së dhjetorit, ato kulmuan vetëm kur ato qëndruan.

Në shkurt 91 po të mos qëndrohej dy javë në protestë dhe të finalizohej me grevë urie, ka rrezik që Enver Hoxha ta kishte përsëri statujën në Sheshin Skënderbej. Por shqiptarët qëndruan në betejën e tyre më epike në histori. Po kështu në kombet të tjera. Ndaj e kanë në dorë të nisin një protestë, dhe unë ju garantoj që Rama nuk pret dot as dy javë. Ikën, ikën se është i ikur si qeveri.

Mori vendimin për plehrat? Pse nuk e voton dekretin e presidentit? Po kryeministër në botë që nuk bën mocion nuk ka kush në botë. Se është i pakarakter. Qeveritari është qeveritar dhe i nënshtrohet kushtetutës së vet e cila thotë se në këtë rast paraqitet për mocion. Në vend se të bëj këtë, rri si një njëri jo normal, të bindë shqiptarët duke shfrytëzuar mediat, se mbetjet nuk janë pleh e se plehu nuk është mbetje. Ndaj dhe shqiptarët e kanë në dorë, kanë edhe gurin edhe arën për tu ndarë nga kjo qeveri, e cila është në kuptimin më të saktë të fjalës; një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img