27,11,2024

Sadriu: Kundërshtarët kanë ekip të mirë, por besoj se Kosova fiton

Must Read

Talenti Ferizajas i Shkëndijes së Tetovës, Leard Sadriu është optimist në fitoren e Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore, shrkuan Gazeta Olle.

Mbrojtësi ka folur rreth takimit nga grumbullimi i Kombëtares U-21 të Kosovës, e sipas tij ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje shumë interesante.

“Mendoj se do jetë një ndeshje mjaft interesante, kam 3 vite që jam pjesë ligës së Maqedonis Veriore dhe mendoj që tek Kombëtarja e tyre ka disa futbollistë shumë të mirë të cilët ose i kam pasur bashkëlojtar ose kundërshtar gjatë këtyre viteve të fundit, poashtu përkundër mungesave edhe Kosova jonë ka një skuadër me shumë kualitete brenda” – tha fillimisht, Sadriu.

I pyetur se kë e sheh si fitues nga ky takim, ai u shpreh: “Jam i bindur se do të jetë ndeshje shumë e fortë, por jam optimist dhe besoj se Kosova do të fiton”.

Sadriu më pas tregoi se në Kombëtaren U-21 të Kosovës po mbizotëron një frymë pozitive, me lojtarët që janë gati për të kërkuar fitoren ndaj Austrisë dhe Andorrës teksa poashtu të gjithë “shpresat” e Kosovës janë gati për një ftesë eventuale në Kombëtaren A nëse selektori Challandes i’u dërgon ftesë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img