Geci ka thënë se i ka pasur të gjitha listat e veteranëve, dhe se numri total i ushtarëve të UÇK-së nuk e kalon shifrën prej 14 mijë të tillë.
“Unë kam qenë pas luftës, i kam pas të gjitha listat e veteranëve e të invalidëve. Ato lista kanë mbet aty ku kanë qenë. Unë nuk besoj, tash sa më kujtohet kanë qenë 12 mijë deri në 13 mijë. Por më shumë se 14 mijë s’kanë qenë”, ka thënë Geci për T7.
Sipas tij më shumë ushtarë ka pasur në zonat e Drenicës dhe Dukagjinit.
“Sa e di unë më shumë ka pasur në Drenicë edhe në Dukagjin. Në Karadak ka pasur shumë pak. Në anën e Ferizajt ka pasur por jo aq shumë”, ka shtuar tutje.
Sipas tij numrin e saktë të ushtarëve e ka ditur Jahir Demaku, i cili tashmë është në burg.
“A e din kush e ka dhënë listën e saktë, Jahir Demaku, i cili e ka thënë se sa e ka pasur njësinë e vet. Asnjë person më tepër nuk e ka dhënë. Edhe Jahir Demaku në burg më ka thënë se si kanë guxuar të bëjnë diçka të tillë”, është shprehur Geci, raporton Gazeta Express.
E ky numër i lartë i veteranëve, Geci thotë se është bërë nga politikanët të cilët kanë përfitim nga ata persona që i kanë bërë veteran pa luftuar fare.
“ Këta që janë në politikë kanë përfituar vota prej këtyre gjërave. Shume po dyshoj. Se ta bësh një njeri veteran, duhet të kesh një përfitim prej tij”, shton ai.
Për brigadën “Hasan Prishtina”, thotë se nuk ka dëgjuar asnjëherë
“Pasha besën kurrë skam dëgjuar për këtë brigadën “Hasan Prishtina”, skam dëgjuar asnjëherë. Tash pas luftës po dalin lloj lloj veteranësh e lloj lloj brigadash”, ka thënë ndër të tjera Sabit Geci.