Shëndetësi

Sa më aktivë prindërit, aq më inteligjentë fëmijët e tyre!

By FerizajPress

April 13, 2018

Prindërit që ushtrojnë mund të nxisin inteligjencën e gjeneratave të ardhshme, thekson një hulumtim i ri.

Këtë e dëshmon një studim i ri gjerman bërë në minjtë aktivë, ndërsa është hasur në ta më shumë intelegjencë tek pasardhësit e tyre, njofton Klna Kosova.

Pasardhësit e tillë gjithashtu kanë komunikim më të mirë midis qelizave në rajonet e trurit të tyre përgjegjës për marrjen e informacionit të ri, shton hulumtimi, i cili njihet si hippocampus.

Ushtrimi mendohet të rrisë inteligjencën e minjve duke ndryshuar ADN-në në spermatozoidët e tyre, sipas studiuesve.

Të gjeturat e mëparshme sugjerojnë se aktiviteti përmirëson kujtimet e njerëzve, produktivitetin dhe aftësitë vendimmarrëse duke rritur nivelet e oksigjenit në trurin e tyre por jo dhe intelegjencën.