23,11,2024

Rufki Suma tregon se si arrin të udhëheq Hanin e Elezit me pak para

Must Read

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ku ka paraqitur të gjitha sfidat dhe aktivitetet e komunës të cilën e udhëheq, njofton Klan Kosova.

Suma tha se edhe pse buxheti i kësaj komune është i pamjaftueshëm, ai po arrijnë të ketë sukses në përfundimin e projekteve të shumta.

“Ne iu japim studentëve bursë në vlerë prej 500 eurove, notimi i tyre bëhet në një sistem online ku mund t’i shohin edhe Drejtoria e Arsimit, por edhe Kryetari”.

Ai më tutje tha se të gjithë arsimtarët dhe punonjësit e tjerë publik, bëjnë thirrje pa pagesë, duke shtuar gjithashtu se arsimtarët janë të furnizuar me laptop dhe pritet që shkollat të furnizohen edhe me TV.

Në anën tjetër, Suma tha se komuna e Hanit të Elezit ka mungesë të mjekëve specialistë nëpër qendra të mjekësisë familjare.

“Me privatizim të bizneseve, është zvogëluar numri i punëtorëve, që do të thotë se, me privatizim është dëmtuar komuna e Hanit të Elezit pasi që shumë punëtorë janë larguar nga vendi i punës”.

Ndër të tjerash, Kryetari i kësaj komune tha se ka oferta të shumta për t’u bërë pjesë e një partie politike, por ai tha se do të jetë gjithmonë i pavarur dhe çdo herë në shërbim të popullit, njofton Klan Kosova.

Kjo ligjeratë është pjesë e një serie të ligjëratave të kryetarëve të komunave të Kosovës që mbështeten nga projekti DEMOS.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img