02,05,2024

Rrugët rajonale dhe autostrada ‘Ibrahim Rugova’, të kalueshme

Must Read
foto-ilustrim

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk paraqiten vështirësi në komunikacion.

MI ka thënë se janë angazhuar të gjitha ekipet në tërë vendin për mirëmbajtën e rrugëve.

“Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada “Ibrahim Rugova” janë të kalueshme”.

“Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajtën e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftimin e MI-së, përcjell lajmi.net

Ministria kërkon  nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me paisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img