23,04,2024

Rrugës së gjyshit e bindur drejt fitores. Studentja, Erëza Hashani, kandidate e PDK-së për Kuvendin komunal

Must Read

Në përpjekje për ta ndjekur rrugën e gjyshit, profesorit të mirënjohur të historisë, Dr. Shaban Hashani, mbesa Erëza, si student e dalluar e Fakultetit të Edukimit në Gjilan, i ka hyrë garës për Kuvendin komunal të Ferizajt, e kandiduar nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), subjekt ky në të cilin një kontribut të madh që nga themelimi e kishte dhënë edhe gjyshi i saj tashmë i ndjerë.

Gjatë një bisede, Erëza, thotë se me këtë kandidaturë dëshiron të jetë zë i përfaqësimit në institucionin më të lartë të komunës.Në këtë rrugëtim e ka përkrahjen e familjes, të shoqërisë por edhe të subjektit në të cilin vepron.Me nostalgji, fletë për kontributin e gjyshit, teksa thotë se nga ai e ka trashëguar vullnetin për tu përballur me problemet e qytetarëve.

“Ende i ruaj kujtimet e gjyshit.Krahas shkollimit, ai ka pasur dëshirë që të punoj në të mirë të vendit dhe qytetarëve.Nuk do të ndalem,këtë garë e shoh si sfidë por që është e kalueshme dhe më në fund më përkrahjen e familjes dhe shoqërisë, po besoj se do jem pjesë e kuvendit” thotë Erëza.

Zgjedhjet janë të dielen.Erëza gjatë kësaj kohe ka punuar shumë, ka pasur takime të shumta.Ato i kanë shërbyer që tek qytetarët ta përçoj vzionin e saj për zhvillimin e qytetit.

“Ka ardhur koha që në institucione të vijnë njerëz me  ide kreative.Po besoj se brezi ynë tashmë është pjekur mjaftueshëm që të merr përgjegjësi në pozita institucionaliste “ shprehet Erëza.

Pavarësisht rezultatit që mund të kenë në zgjedhje, të rinjtë duhet përkrahur.Në mesin e tyre bënë pjesë edhe Erëza Hashani, me një shkollim dhe kulturë të lartë e trashëguar nga familja, e cila në Ferizaj njihet si themeluese e qytetit..

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img