09,11,2025

Rruga Babush-Tërn-Koshare-Slivovë u tha që është çështje ditësh por ja si duket edhe sot

Must Read

Ferizaj.19.08.2018. Banorët e fshatit Tërn i’u gëzuan vizitës së Ministrtrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në muajin Prill, nga i cili morën prëmtimin se rregullimi i kësaj rruge është në agjendën e Qeverisë dhe është çështje ditësh kur do të rishpallet tenderi dhe shumë shpejt do të filloj rregullimi i kësaj rruge Babush-Tërn- Luboc-Koshare –Slivovë.
Por kjo rrugë sipas fotove që ka dërguar një qytetar i fshatit Tërn ende gjendet në një situatë të rëndë edhe në këto ditë të fundit të gushtit.
Banorët e kësaj ane ankohen se po kanë vështirësi në transport dhe se kjo po ju shkakton edhe prishje të veturave.
Se odisejada e kësaj rrugë po zgjat me vite është edhe fakti se tani po bëhen dy vite kur edhe përmes medieve është njoftuar se kjo rrugë tashmë do të fillon së ndërtuari.
Banorët e këtyre fshatravë po shpresojnë që me rregullimin e rugës do të rregullohen edhe kanalet skaj rrugës e cila në vitet e fundit shumë herë ishte nën ujë dhe izolonte këto fshatra.


http://ferizajpress.com/se-shpejti-asfaltimi-i-rruges-babush-bablak-terrn-luboc-koshare-slivove/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img