18,12,2025

Rritet numri i pacientëve të prekur nga gripi në Ferizaj

Must Read

Edhe pse i përhapur në masë të madhe, numri i të prekurve nga gripi sezonal nuk është shqetësues për komunën e Ferizajt. Kështu thotë kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Dr. Hesat Shatrolli, duke theksuar se shifra e rasteve të raportuara me grip sezonal për këtë dimër nuk e ka kaluar pragun e rrezikut.

“Deri tani është nën kontroll. Për muajin nëntor i kemi 173 raste, kurse në muajin dhjetor është rritur pak numri i rasteve, veç e ka kaluar numrin 100, 275 raste, një trend i rritjes është, por është brenda kufijve të kontrollës. Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Rajonal raportohen rastet me grip për çdo ditë dhe javë, atëherë deri më 10 janar kanë qenë si të dyshimta me grip 125 raste, pra kemi një trend të rritjes në krahasim me dy muajt e kaluar, të vitit të kaluar që presim të rritet sipas këtij trendi, nëse shkon deri në fund të janarit atëherë presim diku deri në 500 raste, por që është shifër relativisht jo shqetësuese për qytetarët e komunës sonë”, tha Dr. Hesat Shatrolli.

Ndërsa, përgjegjësja në Shërbimin e Vaksinimit në komunën e Ferizajt, Drita-Nazifi-Emini, tha se interesimi për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal ka qenë shumë i lartë.

“Nga 7 mijë e 700 doza, që është hera e parë që në komunën tonë është aq numër i madh i dhënies së vaksinave të gripit, nga vlerat e 4 mijë e 170 vaksina i kemi ndarë në punktet aty ku është e mundësuar dhënia e vaksinave dhe qendrat e mjekësisë familjare në komunën tonë dhe sa i përket numrit 3 mijë e 530 vaksina janë aplikuar në qendrën tonë të vaksinimit këtu në Ferizaj, tani mund të themi se jemi thuajse në dozat e fundit të dhënies së vaksinave, kjo ka qenë arsyeja që tri herë kemi bërë kërkesa të veçanta nga numri aktual që ka qenë 6 mijë e  500 për shkak se kemi pasur indikacione dhe kërkesa nga pacientë të tjerë dhe tani jemi në dozat e fundit të dhënies së vaksinave”, tha Drita Nazifi-Emini.   

Sipas mjekëve disa nga simptomat e zakonshme të gripit sezonal janë: temperaturë e lartë, kollë, rrjedhje të hundëve, lodhje, dhembje koke, dhembje barku, dhembje fyti,  dhembje në muskuj dhe vjellje, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img