04,05,2024

Rritet numri i pacientëve në QKUK, mjekët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell

Must Read

Pacientët me sëmundje kronike, më konkretisht ata më që kanë probleme kardiake, me mushkëri apo ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, në këtë kohë duhet të jenë të kujdesshmen dhe t’i ikin ekspozimit të gjatë në diell si dhe të marrin terapinë sipas udhëzimeve të mjekut, tha për Radio Kosovën kardiologu Imri Jashari.

“Nga shoqatat e kardiologëve Evropiane është propozimi qe të kihen parasysh disa elemente: elementi i parë është pacientet të cilët janë me ndonjë shtypje të lartë të gjakut apo sëmundjes së zemrës u preferohet pacienteve qe trajtimi me medikamente te bëjnë kujdes, për shkak se te temperaturat e larta mbi 30 gradë kemi uljen e shtypjes së shpejt, çrregullime të ritmit të zemrës, marramendje e deri ne kolaps”, tha Jashari për Radio Kosovën.

Po ashtu në Qendrën Emergjente të QKUK-së numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore ka shënuar rritje, tha mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

Sipas tij, personat me të shpeshtë të cilët kërkojnë ndihmë janë të moshuarit të cilët kanë probleme kardio-vaskulare të sistemit respirator, me sëmundje të veshkave dhe persona të tjerë.

“Gjithashtu të atakuar janë edhe fëmijët kështu që fluksi i pacientëve dita ditës është duke u shtuar çdo ditë e më shumë krahas ngritjes së temperaturave. Pacientët me sëmundje kronike në rast se vërejnë ndonjë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, duhet të paraqiten menjëherë te mjeku me i afërt për të marrë trajtimin e duhur, thotë kardiologu Imri Jashari. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj inkuadrohet në Superligën e Kosovës

Ferizaj është shpallur kampion në Ligën e Parë, në Grupin B, duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën e Kosovës. Për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img