18,05,2025

Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Must Read

Këto rezerva fajësohen për uljen e çmimit të naftës.

“OPEC dhe shtetet që nuk janë pjesë e OPEC-it duke e nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e prodhimit përgjatë fundjavës janë arsyeja e qartë e rritjes së çmimeve”, ka thënë analisti i lartë i organizatës, OANDA-s, Jefrrey Halley.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë.

Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.

Udhëheqësi saudit i OPEC-it, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Me gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014./REL

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img