27,04,2024

Rrihen nga policia dy të akuzuar të rastit “Kumanova”

Must Read

kumanova1

Pas përfundimit të seancës së fundit gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, gjatë rrugës për në burg policia ka rrahur dhe maltretuar të akuzuarit Bajram Elshanin dhe Sevdail Miftarin. Këtë e konfirmojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve. Sipas tyre, më rëndë ka pësuar Bajram Elshani i cili ka marrë lëndime në qafë, kokë dhe dhëmbë të thyer, ndërsa Sevdail Miftari ka lënduar këmbën.

“Bajramin e kam pa në gjendje jo të mirë, kur e ka kthyer nga gjykata e kanë rrahur një dhëmb ja kanë thyer ka pasur shenjë në qafë në kokë e kanë harrur duke e dërguar në burg. Isha në vizitë e pyeta më tha çka me të treguar na kanë rrahur. Me maska kanë qenë të policisë special a ku ta dijë”, deklaroi Jetulla Elshani, Babai i Bajramit.

Avokatë e kanë paraqitur rastin në fjalë por përgjegjësi për maltretimin e të akuzuarve e hedhe tek ministria e drejtësisë dhe avokati i popullit pasi që ata kanë mekanizma për të parandaluar maltretimin e të akuzuarve.

“Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer ndërsa Sevdali Miftari tek këmba ka pasur lëndime. Kemi reaguar në çdo formë dhe presim që gjykatësja të reagojë ashtu siç premtoj. Mendoj se dobësia është tek ministria e drejtësisë dhe avokati popullit, pasi maltretimi bëhet në burgje nga ana e gardianëve dhe njësive speciale. Pra përgjegjësi kanë Ministria e drejtësi dhe avokati popullit”, tha avokati, Naser Raufi.

Edhe seanca e sotme gjyqësore për lagjen e trimave vazhdoi me dyer të mbyllura pasi dëshminë e tyre e kanë dhënë katër dëshmitarë të mbrojtur. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj./Alsat.m

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img