23,02,2024

Rrethohet një objekt ku janë fshehur 2 persona të arratisur

Must Read

policia-sarande

Policia ka rrethuar një pallat në Sarandë ku besohet se janë fshehur dy personat që janë arratisur mbrëmjen e sotme nga policia, pasi nuk i ndaluan një pike kontrolli në qendër të qytetit bregdetar. Policia po kryen kontrolle në banesa ku dyshohet të jeenë fshehur autorët.

Në orën 20:45, është marrë njoftimi se në një pikë kontrolli pranë qendrës së qytetit të Sarandës (në rrugën e portit), një automjet tip “Jaguar” me targë: AA 600 IY, me 3 persona brenda, nuk u janë bindur punonjësve të policisë dhe kanë goditur një mjet tjetër me qëllim për të përfituar dhe për t’u larguar në drejtim të daljes së qytetit.

Shërbimet e Policisë menjëherë i janë vënë në ndjekie këtij mjeti dhe pas pak minutash (që nga momenti kur ndodhi ngjarja) kanë bërë të mundur gjetjen e tij, të braktisur në periferi të qytetit, pasi personat janë larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.

Drejtuesi i mjetit është shtetasi: E.G., për të cilin po punohet për kapjen e tij. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve” – thanë burime zyrtare të Policisë së Sarandë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img