19,06,2025

Rrëmben avionin pa pasagjërë, mekaniku e përplas në një akt vetëvrasjeje

Must Read

Të dhënat paraprake tregojnë se mekaniku 29-vjeçar rrëmbeu një avion “Horizon Air Q400”, ndërsa përplasja ndodhi për shkak se ai po bënte “manovra të pazakonta në ajër”, ose për “mungesë të aftësive të pilotimit”, deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce. Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin.

Një video e përfunduar në mediet lokale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në agim. Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomës, në Uashington.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tji. Troyer shtoi gjithashtu se avionë “F-15” u ngritën në fluturim “brenda pak minutash” dhe se pilotët u përpoqën të ruanin “sigurinë e personave në tokë”.

Tashmë policia po ndërmerr një hetim mbi formimin e rezidentit të kantonit Pierce, emri i të cilit nuk bëhet momentalisht i ditur, si dhe për motivet e këtij akti.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img