26,11,2025

Rregullohet ura për këmbësor në fshatin Dardani

Must Read

Ferizaj.03.09.2018. Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë me ekipet e saja nga kompanitë publike dhe operatorët ekonomik, ka bërë riparimin e urës për këmbësor në fshatin Dardani.

Kjo urë ishte e dëmtuar mjaft shumë dhe si e tillë paraqiste rrezik potencial për banorët e fshatit që frekuentojnë atë zonë.
Gjatë takimeve që ka pasur Kryetari i Komunës, me banorët të fshatit Dardani pati premtuar se shumë shpejt do të ndërhy në atë urë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve dhe shmangien e rreziqeve që bart gjendja në të cilën ishte ajo urë.

Banorët e fshatit Dardani kanë falënderuar udhëheqjen komunale për vëmendjen në realizimin e këtij zotimi si dhe shpejtësinë e intervenimit me të cilën është evituar rreziku që i kanosej banorëve, veçanërisht fëmijëve që qarkullonin në atë urë.

Në kuadër të programit infrastrukturor, qeverisja Aliu ka në prioritetet e saja mbylljen e ciklit të investimeve bazë në infrastrukturë si dhe riparimin, gjegjësisht mirëmbajtjen e tyre me qëllim që qytetarëve t’i ofrohet standard i ri dhe siguri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img