04,02,2026

Rrahje masive në një fshat të Ferizajt, përdorën edhe armët

Must Read

Në Fshatin e Vjetër të Komunës së Ferizajt ka ndodhur një rrahje masive gjatë ditës së djeshme. I është dashur të ndërhyjë edhe policisë.

“Si pasojë e një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje mes disa personave ku ishin përdorë edhe armët e zjarrit. Si pasojë, e goditjeve nga mjetet e forta i dyshuari mashkull K/ Shqiptar kishte marr lëndime trupore i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 6 fishek. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Njësit policore janë duke hetuar rastin me qëllim të identifikimit të personave tjerë të përfshirë në rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img